Negociatat midis Izraelit dhe Hamasit në Katar mbi një armëpushim të ri në Rripin e Gazës dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve, kanë ngecur pas tri ditësh bisedimesh indirekte, ka thënë një zyrtar palestinez për BBC-në.
Zyrtari ka thënë se pikat kryesore të ngërçit përfshinin mënyrën se si do të shpërndahej ndihma gjatë armëpushimit dhe tërheqjen e trupave izraelite.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu po qëndron në SHBA dhe shpresat për një marrëveshje ishin rritur ndërsa ai pati një takim të dytë të paplanifikuar me presidentin amerikan, Donald Trump të martën.
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff ka thënë gjithashtu se tani "kanë mbetur vetëm një" çështje e pazgjidhur në bisedimet e Dohas dhe se ai shpresonte për një marrëveshje për një armëpushim 60-ditor deri në fund të kësaj jave.
Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën në mëngjes, kryeministri izraelit ka thënë se takimi i tij i fundit me Trumpin fundit ishte "i përqendruar në përpjekjet për të liruar pengjet tona".
"Ne nuk po tërhiqemi, as për një moment, dhe kjo është bërë e mundur për shkak të presionit ushtarak nga ushtarët tanë heroikë”, ka deklaruar ai.
Edhe
Marrëveshja e armëpushimit në Gazë është afër kolapsit, thonë zyrtarët palestinezë
"Jemi të vendosur të arrijmë të gjitha objektivat tona: lirimin e të gjithë pengjeve tona - të gjallëve dhe të vdekurve, dhe eliminimin e aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, duke siguruar kështu që
Gaza nuk do të përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin”, ka shtuar ai.
Izraeli thotë se 50 pengje janë ende në robëri, deri në 20 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë.
-
Netanyahu sot në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi shton presionin për armëpushim në Gazë
-
Trumpi pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë për të shtyrë përpara planin e Gazës
-
Netanyahu paralajmëron negociata të vështira për fazën e dytë të armëpushimit në Gazë
-
Izraeli do të përgjigjet deri të premten për planin e ri të armëpushimit në Gazë