Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë do të rritet siguria për përfaqësuesit izraelitë dhe në misionet diplomatike në mbarë botën.
"Zemra ime dhemb për familjet e tyre dhe të rinjt, jeta e të cilëve u ndërpre nga një vrasës i tmerrshëm antisemitik”, ka deklaruar Netanyahu.
"Ne jemi dëshmitarë të çmimit të tmerrshëm të antisemitizmit dhe nxitjes së egër kundër shtetit të Izraelit”, ka shtuar ai.
Reagimi i tij ka ardhur pasi dy punonjës të Ambasadës së Izraelit në Washington DC janë vrarë të mërkurën në mbrëmje, derisa po largoheshin nga një ngjarje që kishte të bënte me ndihmat në Gaza.
Autoritetet kanë bërë të ditur se i dyshuari 30-vjeçar ka bërtitur "Palestina e lirë", gjatë arrestimit.
Një deklaratë nga zyra e kryeministrit thotë se Netanyahu ka folur me prokurorin e përgjithshëm të SHBA-së, Pam Bondi dhe ambasadorin e Izraelit në vend.
