Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar të martën të nisë një inkursion në Rafah, qytet ku janë strehuar qindra-mijëra palestinezë.
Ai i bëri komentet e tij gjatë një takimi me forumet e familjeve izraelite të ushtarëve të rënë dhe pengjeve të mbajtura në Gaza, të cilët mbështesin një përgjigje të fortë ushtarake në Gaza, raporton AP.
Netanyahu tha se Izraeli do të hyjë në Rafah për të shkatërruar batalionet e Hamasit atje “me ose pa marrëveshje”.
Izraeli dhe Hamasi po negociojnë një marrëveshje armëpushimi që synon të lirojë pengjet dhe të sjellë lehtësim për luftën gati shtatë-mujore.
Netanyahu është zotuar të arrijë “fitoren totale” në luftë dhe është përballur me presion nga partnerët e tij qeverisës për të nisur një ofensivë në Rafah, për të cilën Izraeli pretendon se është bastioni i fundit i madh i Hamasit.
-
Netanyahu thotë se e ka caktuar datën për ofensivë në Rafah
-
Netanyahu miraton planin për sulm ushtarak në Rafah
-
Netanyahu ripërsërit se Izraeli do të hyjë në Rafah
-
Netanyahu “i vendosur” t’i ushtrojë presion Hamasit për t’i kthyer gjitha pengjet e vdekura
-
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë negociatat për lirimin e pengjeve dhe fundin e luftës