Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë gjatë një vizite në Gaza të martën se Hamasi nuk do të sundojë enklavën palestineze pas përfundimit të luftës, dhe se Izraeli ka shkatërruar aftësitë ushtarake të grupit islamik.
Netanyahu ka thënë gjithashtu se Izraeli nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të gjetur 101 pengjet e mbetura që besohet se janë ende në enklavë dhe ai ofroi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kthimin e secilit, raporton Reuters.
"Kushdo që na sjell peng do të gjejë një rrugë të sigurt, ai dhe familja e tij, për të dalë jashtë”, ka thënë Netanyahu.
Komentet u bënë në një videoincizim nga Netanyahu gjatë vizitës së tij në Gaza me ministrin e Mbrojtjes të Izraelit dhe kreun e ushtrisë së tij, ku ai mori gjithashtu një informim mbi aktivitetet operacionale.
-
Netanyahu paralajmëron Hamasin pasi dorëzoi trupa që nuk i përkisnin pengjeve të zhdukura
-
Netanyahu “i vendosur” t’i ushtrojë presion Hamasit për t’i kthyer gjitha pengjet e vdekura
-
Netanyahu: Kushdo që kërcënon Izraelin, do të paguajë çmim të lartë
-
Netanyahu: Hamasi do të çarmatoset e Gaza do të demilitarizohet
-
Netanyahu: Nuk do të ndodhë tërheqja e ushtrisë izraelite nga Gaza