Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar të dielën se Izraeli s’është duke kryer asnjë fushatë që ka për qëllim të përhapë urinë në Rripin e Gazës, tek i ka kualifikuar këto pretendime si “gënjeshtra të paskrupullta”.
“S’ka asnjë politikë të këtij lloji në Gazë dhe po ashtu s’ka krizë të urisë”, ka thënë ai gjatë një konference të zhvilluar në Jerusalem, ka shkruar BBC.
Ai ka shtuar se Izraeli e ka “lejuar sasinë e kërkuar (të ndihmave) nga ligji ndërkombëtar të hyjë” dhe ka theksuar njëkohësisht se Hamasi “e vjedh këtë ndihmë humanitare dhe pastaj akuzon Izraelin se nuk po e furnizon”.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shteti hebraik po e vështirëson futjen e ndihmave në Gazë për shkak të pengesave burokratike dhe veprimeve ushtarake.
Organizatat ndërkombëtare, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kanë njoftuar se nivelet e kequshqyerjes në enklavën palestineze janë tashmë alarmante, duke pretenduar se “bllokada e qëllimshme” e ndihmës ka qenë plotësisht e shmangshme dhe e parandalueshme.
“Kequshqyrja është në trajektore të rrezikshme në Rripin e Gazës, edhe për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve në korrik”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.
-
Netanyahun s’e bindin paralajmërimet e aleatëve: Izraeli do ta marrë nën kontroll tërë Gazën
-
Izraeli thotë se do të lejojë futjen e një sasie të ushqimit bazë në Gazë
-
Netanyahu urdhëron ushtrinë të marrë nën kontroll mbi 70% të Gazës
-
S’ka rindërtim të Gazës pa çarmatosjen e Hamasit, thotë Netanyahu
-
Netanyahu: Nuk do të ndodhë tërheqja e ushtrisë izraelite nga Gaza