Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka theksuar se ai ia përsëriti sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, kundërshtimin e Izraelit ndaj një marrëveshjeje bërthamore me Iranin.
Netanyahu ka thënë se një marrëveshje bërthamore me Iranin nuk do ta frenojë programin e tij bërthamor dhe do t'ia japë atij një shumë parash që mund t'i përdorë për t’i mbështetur grupet militante që kundërshtojnë Izraelin.
Izraeli e konsideron Iranin si armikun e tij më të madh, duke përmendur thirrjet e tij për shkatërrimin e Izraelit dhe mbështetjen e tij për grupet militante anti-izraelite në të gjithë rajonin. Ai gjithashtu akuzon Iranin për përpjekje për të zhvilluar një bombë bërthamore - një akuzë që Irani e mohon.
-
Netanyahu: Izraeli nuk është palë e marrëveshjes SHBA-Iran
-
Netanyahu e pranon vështirësinë për të ndikuar në vendimet e Trumpit lidhur me Iranin
-
Netanyahu e Trumpi flasin për një marrëveshje të mundshme me Iranin
-
Netanyahu: Izraeli s'e tërhoqi SHBA-në në luftë me Iranin
-
Netanyahu i bën thirrje popullit iranian për ndërrim regjimi