Të shtënat në orët e hershme të mëngjesit në një klub nate në qendër të qytetit Cleveland kanë dërguar nëntë persona në spital, mirëpo nuk u raportua për viktima. Policia ka njoftuar se informacionet paraprake treguan se dikush hapi zjarr ndaj një grupi njerëzish në Warehouse District pak para orës 2:30 të mëngjesit të së dielës, teksa klubet po mbylleshin.
I dyshuari mendohet të ketë ikur. Autoritetet kanë bërë të ditur që të lënduarit të cilët përfunduan në spital ishin shtatë burra dhe dy gra nga mosha 23 deri 38 vjeç. Policia ka deklaruar se nuk kishte asnjë indikacion për një konfrontim në ndonjë nga klubet e zonës që i parapriu të shtënave me armë.
Nuk u raportua menjëherë për arrestime.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 12 të lënduar nga të shtënat në Kanada
-
Dhjetë të plagosur nga të shtënat jashtë një klubi nate në New York
-
5 të vdekur e 18 të lënduar në një sulm në klub nate në Colorado
-
Plagosen 12 persona në një festival në SHBA, policia vihet në kërkim të të dyshuarve
-
Dy të vrarë dhe tetë të plagosur nga të shtënat në një universitet në SHBA