Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

5 të vdekur e 18 të lënduar në një sulm në klub nate në Colorado

Të shtënat me armë në një klub nate të komunitetit LGBTQ në Colorado, kanë shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe lëndimin e 18 tjerëve, raporton agjencia AP.

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se sulmi ka ndodhur të shtunën mbrëma, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Pamela Castro nga Departamenti i Policisë i Colorado Springs ka bërë të ditur se policia ka pranuar informata për sulmin në klubin “Club Q” rreth orës 23:57.

Castro ka thënë se është një i dyshuar që është plagosur dhe po trajtohet. Ajo nuk ka treguar nëse ai është plagosur nga policët.

Ka treguar se FBI është në vendin e ngjarjes.