Së paku tetë persona janë lënduar në sulmin e së dielës në një tubim javor të anëtarëve të komunitetit hebre në Colorado të cilët ishin mbledhur për t’u dalë në mbështetje pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, ka thënë policia.
Autoritetet fillimisht thanë se gjashtë persona u plagosën në sulm, në të cilin i dyshuari hodhi një pajisje ndezëse në turmë, ka bërë të ditur agjenti special i FBI-së në Denver, Mark D.Michalek.
Në sulm u plagosën katër gra dhe katër burra nga mosha 52 deri në 88 vjeç. Të njëjtit u dërguan në spitale në zonën metropolitane të Denverit, tha policia e Boulderit.
FBI-ja ka thënë se sulmuesi kishte thirrur “Palestina e lirë” gjatë kohës kur kishte hedhur mjetin ndezës në turmë.
-
Të paktën 26 të vrarë në një qendër humanitare në Gaza
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga sulme të armatosura në disa qytete të Izraelit
-
Izraeli kryen sulme të reja në Gazë, sfidon armëpushimin
-
Izraelitët të ndarë shënojnë dyvjetorin e nisjes së luftës në Gazë
-
Hamasi merr përgjegjësinë për sulmin në Jerusalem që la gjashtë të vdekur