Nëntë minatorë kinezë, që kishin mbetur të ngujuar në një minierë të arit në Kinë për më tepër se dy javë, janë gjetur të vdekur. Ata janë gjetur të vdekur vetëm një ditë pasi që 11 kolegë të tyre u shpëtuan të gjallë.
Minatorët kishin mbetur të ngujuar në një minierë ari në Shandong, kur dalje i ishte bllokuar.
Kryebashkiaku i qytetit Yantai ka konfirmuar për transmetuesin kinez CCTV vdekjen e minatorëve. Një minator mbetet ende i zhdukur.
“Së bashku me një minator tjetër që vdiq të enjten, trupat e nëntë minatorëve tjerë të vdekur janë nxjerrë nga miniera”, ka thënë kryebashkiaku Chen Fei.
Artikuj të ngjashëm
-
Shpëtohen nëntë minatorë kinezë pasi kishin mbetur të ngujuar në minierë për 14 ditë
-
Minatorët kinezë të ngujuar qe një javë arrijnë t’u dërgojnë letër ekipeve të shpëtimit
-
Shpresë për shpëtimin e minatorëve kinezë që u ngujuan tetë ditë më parë
-
Dy të vdekur e mbi 50 të zhdukur nga shembja e një miniere në Kinë
-
Shembet një minierë qymyri në Kinë, 14 minatorë të ngujuar