Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpresë për shpëtimin e minatorëve kinezë që u ngujuan tetë ditë më parë

Trupat e kërkim-shpëtimit kanë thënë se 12 minatorët që janë ngujuar pas shpërthimit në një minierë ari në Kinë tetë ditë më parë, janë ende gjallë.

Mediumet shtetërore raportojnë se minatorët kanë arritur të dërgojnë një letër te trupat e kërkim-shpëtimit shtatë ditë pas aksidentit, raporton BBC.

Fati i dhjetë minatorëve tjerë që mbesin të zhdukur pas shpërthimit, është ende i paqartë.

Aksidentet në miniera në Kinë nuk janë të pazakonta dhe shpesh vijnë si pasojë e masave jo të mira të sigurisë.

22 minatorët kanë mbetur të ngujuar në minierën Hushan në provincën Shandong në lindje të Kinësmë 10 janar, pasi një shpërthim bllokoi daljen nga miniera dhe po ashtu sistemin e komunikimit.

Edhe Nëntë minatorë kinezë gjenden të vdekur Botë Nëntë minatorë kinezë gjenden të vdekur

Sipas mediumeve shtetërore, trupat e kërkim-shpëthimit arritën të kontaktojnë me disa nga minatorët nëpërmjet nëpërmjet një grope të ngushtë dhe me litarë kanë dërguar ushqim, ilaçe, letër dhe laps.

Sipas mediumeve, ata kanë marrë shënim, ku thuhet se 12 minatorë janë ende gjallë në sektorin e mesëm të minierës. Fati i dhjetë tjerëve është i paqartë.