Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Zvicër e Austri vazhdon shtimi i rasteve me koronavirus

Foto: Reuters

Në Zvicër janë regjistruar 2823 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale në 68.704, raporton Autoriteti Shëndetësor i Zvicrës (BAG).

Shifrat janë dyfishë më të larta se që u raportuan para pesë ditëve.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa shifra totale ka shkuar në 1816.

Një rekord ditor i rasteve me koronavirus është regjistruar edhe në Austri. Agjencia austriake e lajmeve APA ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1346 raste të reja me koronavirus. Kjo shifër e ka kaluar rekordin e 26 marsit kur u regjistruan 1050 raste.