Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zvicra raporton mbi 10 mijë raste të reja me Covid-19 në tri ditët e fundit

Foto: Reuters

Zvicra ka raportuar 10.726 raste të reja të infeksionit me koronavirusin e ri në 72 orët e fundit. Shifra totale e të infektuarve në Zvicër dhe në principatën e vogël fqinje të Lihtenshtajnit ka arritur në 384.557.

Numri i të vdekurve është rritur për 193 në 72 orët e fundit, duke arritur në 5589.