Shërbimi për Punësim në kantonin e Sarajevës, u ka bërë thirrje mjekëve në pension që të lajmërohen për angazhim në spitalet ku mungojnë kuadrot për shkak të rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me koronavirus, ka njoftuar të premten Vijesti.ba.
Ditëve të fundit, në Bosnjë-Hercegovinë është shtuar shumë numri i rasteve me COVID-19.
Sot janë raportuar 1.495 raste të reja dhe me këtë totali ka shkuar në 48.137.
Deri më tash, në këtë vend kanë vdekur 1.212 pacientë si pasojë e COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Bosnjë, 1.903 raste pozitive me koronavirus dhe 21 të vdekur
-
Bosnja raporton numrin më të madh të të prekurve me koronavirus dhe 20 të vdekur
-
Bosnja raporton rritje të rasteve me COVID-19 pas zbutjes së masave të lëvizjes
-
Një i vdekur e 483 raste të reja me COVID-19 të enjten në Kosovë
-
Spitalet e QKUK-ja përballen me mungesë të stafit shëndetësor