Bosnjë-Hercegovina ka njoftuar për 1.555 të prekur me koronavirus në 24 orët e fundit, që është numri më i madh i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, njoftoi Rel të martën.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 të vdekur si pasojë e COVID-19.
Bosnja është një prej vendeve me rritjen më të madhe të rasteve për 100.000 banorë.
Deri më tash, në Bosnjë janë shënuar 43.125 raste pozitive, derisa kanë vdekur 1.125. Si për raste pozitive, ashtu edhe për vdekje, janë shifrat më të mëdha në rajon.