Një korridor detar i ndihmave në Gazë mund të nisë së funksionuari këtë fundjavë, me një dërgesë testuese që do të niset nga Qipro, sa më herët të premten (sot), ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Njoftimi i saj vjen pak pasi presidenti amerikan, Joe Biden, bëri të ditur se ushtria amerikane do të ndërtojë një port të përkohshëm për ndihma në Gazë, raportoi BBC.
Kombet e Bashkuara thonë se një e katërta e popullsisë në Gazë është në prag të urisë, derisa fëmijët po vdesin si pasojë e kequshqyerjes.
Izraeli e mohon se po pengon shpërndarjen e ndihmave dhe ka akuzuar organizatat se po dështojnë që t’i shpërndajnë ato.
Duke folur nga Qipro, Von der Leyen ka thënë se Gaza po “përballet me katastrofë humanitare” dhe se korridori detar do të mundësonte dërgimin e sasive të mëdha të ndihmave atje".
Dërgesa pilot e ndihmave do të bëhej në koordinim me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe organziatën humanitare "World Central Kitchen", ka bërë të ditur Von der Leyen.
-
Von der Leyen kërkon “pauzë humanitare” në Gazë
-
Vazhdojnë përpjekjet për të dërguar ndihma në Gaza nëpërmjet detit, anija e parë është ende në pritje në Qipro
-
Izraeli dëshiron ta përshpejtojë ndihmën humanitare për Gazën përmes Qipros
-
Von der Leyen: BE-ja do të iniciojë një korridor humanitar për në Gaza
-
Ndihmat e Kosovës nisen me anije drejt Gazës