Një anije e ushtrisë amerikane që barte pajisje për ndërtimi e një porti të përkohshëm në Gaza ishte rrugës për në Mesdhe të dielën, tri ditë pasi presidenti i SHBA –së, Joe Biden ka njoftuar për planet që do t’i rrisin dërgesat e ndihmave nga deti në enklavën e rrethuar ku qindra mijëra palestinezë po përballen me urinë, raporton agjencia “AP”. Shtytja e re për ndihma erdhi në orët e fundit para muajit të shenjtë të Ramazanit.
Shpresat për një armëpushim të ri për Ramazan u zbehën ditë më parë me negociatat e ngecura. Hapja e korridorit detar, së bashku me fluturimet ajrore nga SHBA-ja, Jordania dhe vendet e tjera, dhanë alarm në rritje për krizën vdekjeprurëse humanitare të Gazës dhe një gatishmëri të re për të anashkaluar kontrollin izraelit mbi dërgesat tokësore. Izraeli thekson se mirëpriti dërgesat në det dhe se do të inspektonte ngarkesën e drejtuar për në Gaza përpara se të largohej nga Qipro. Por, zyrtarët e ndihmës thonë se dërgesat ajrore dhe detare nuk mund të kompensojnë mungesën e rrugëve të furnizimit në tokë. Numri ditor i kamionëve me ndihma që hynë në Gaza nga toka gjatë pesë muajve të fundit ka qenë shumë më i ulët se 500 që hynë para luftës.
-
Anija me mijëra tonë ushqim niset në drejtim të Gazës
-
Porti i ndërtuar nga SHBA-ja s’po arrin ta përballojë detin e trazuar në Gaza
-
Ndihmat për Gazën nga deti pritet të rifillojnë ditët në vijim, thotë ushtria izraelite
-
Arrijnë kamionët e parë me ndihma në portin e Gazas, konfirmon ushtria amerikane
-
Nisen ndihmat e para humanitare për në portin e Gazës të ndërtuar nga SHBA-ja