Ushtria amerikane ka konfirmuar dërgesën e parë të ndihmës përmes portit të përkohshëm në Gaza.
Kamionët me ndihma kalojnë përmes portit të ri pasi Izraeli ka kufizuar kalimet nëpër kufijtë tokësorë.
“Kjo është një përpjekje e vazhdueshme, shumëkombëshe, për të dërguar ndihma për civilët palestinezë në Gaza përmes korridorit detar që është krejtësisht i natyrës humanitare”, thuhet në njoftimin e ushtrisë.
SHBA-ja pati nisur ndërtimin e portit javë më parë për të ndihmuar në dërgimin e ndihmave në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën ushtarake kundër Hamasit.
Të mërkurën, u raportua se qindra tonë ndihmë kishin arritur në Qipro ku nga aty do të niseshin drejt portit.
Artikuj të ngjashëm
-
Ushtria amerikane i jep fund portit të përkohshëm për ndihmat në Gaza
-
Porti i ndërtuar nga SHBA-ja s’po arrin ta përballojë detin e trazuar në Gaza
-
Ndihmat për Gazën nga deti pritet të rifillojnë ditët në vijim, thotë ushtria izraelite
-
Porti i ndërtuar nga SHBA-ja në Gaza do të largohet për t’u riparuar
-
Ndahet në pjesë porti i ndërtuar nga SHBA-ja në Gazë