Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli dëshiron ta përshpejtojë ndihmën humanitare për Gazën përmes Qipros

Izraeli dëshiron të përshpejtojë dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza përmes një korridori detar nga Qipro, ka thënë të mërkurën ministri i Jashtëm i vendit, raportoi “Euronews”.

Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, tha se ekipet teknike izraelite dhe qipriote do të kalojnë të mërkurën dhe të enjten duke finalizuar detajet e nismës, e cila do të lejojë dërgesat e ndihmave të nisen sa më shpejt të jetë e mundur nga Larnaka, një qytet bregdetar pothuajse 400 kilometra larg Gazës.

"Qiproja dhe Izraeli, së bashku me partnerët e tjerë në rajon, po promovojnë iniciativën për një korridor të sigurt detar për të lehtësuar transferimin e ndihmës humanitare në Gaza në një mënyrë të organizuar dhe të mirinspektuar”, tha Cohen pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm qipriot, Konstantinos Kombos.

Cohen u informua mbi iniciativën gjatë një vizite në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit të Shpëtimit Zenon në Larnaka, e cila do të veprojë si qendër operacionale për dërgesat e ndihmës. Ai gjithashtu inspektoi personalisht objektet e magazinimit dhe masat e sigurisë në portin e qytetit.

Qiproja propozoi një korridor ndihme detare menjëherë pas fillimit të luftës në Gaza pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit në jug të Izraelit që vranë 1200 persona. Lufta, tashmë në javën e saj të dhjetë, ka shkatërruar pjesën më të madhe të Gazës veriore, ka vrarë afro 20,000 palestinezë dhe ka dëbuar gati 85% të popullsisë nga shtëpitë e tyre.

Mundësia e një rruge të re përmes së cilës ndihma mund të arrijë te popullata e Gazës vjen në një kohë alarmi në rritje për krizën e vazhdueshme humanitare në rajon.

Edhe Nisen ndihmat e para humanitare për në portin e Gazës të ndërtuar nga SHBA-ja Botë Nisen ndihmat e para humanitare për në portin e Gazës të ndërtuar nga SHBA-ja

Anijet detare do të kenë për detyrë të dërgojnë ndihma direkt në vijën bregdetare të Gazës pasi dërgesat të jenë inspektuar tërësisht në portin e Larnakas në prani të zyrtarëve izraelitë dhe personelit ndërkombëtar.

Qiproja ka konfirmuar se disa vende, duke përfshirë Britaninë, kanë dërguar ndihma që aktualisht ruhen në port.