Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Von der Leyen: BE-ja do të iniciojë një korridor humanitar për në Gaza

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë es BE-ja do të iniciojë një korridor ajror humanitar për në Gaza.

Von der Leyen e tha këtë të hënën në konferencë për media në Tiranë pas Samitit të Procesit të Berlinit.

“Përballë këtij tmerri Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten në vijë me ligjet humanitare dhe të drejtën ndërkombëtare. Dhe tash, palestinezët në Gaza kanë nevojë për ndihmë humanitare. Nuk mund ta paguajnë çmimin për barbarizmin e Hamasit. E kjo është arsyeja pse Komisioni ka njoftuar për trefishim të ndihmave humanitare për civilët në Gaza deri në 75 milionë euro”, ka thënë Von der Leyen.

Në deklaratë është thënë se BE-ja do të hapë “një korridor ajror humanitar për në Gaza nëpërmjet Egjiptit”.

Nuk dihet ende se si do të funksionojë korridori.