Alexei Navalny, politikani më kritik opozitar i Rusisë, është përballur me dhimbje të forta stomaku në burg që mund të jenë rezultat i helmit me veprim të ngadaltë, ka thënë një aleat i ngushtë i tij të premten.
Ruslan Shaveddinov tha se një ambulancë u thirr javën e kaluar në burgun ku ai po mbahet.
“Situata e tij është kritike, të gjithë jemi shumë të shqetësuar”, tha Shaveddinov për Guardian në një intervistë telefonike.
"Ne e kuptojmë se situata duhet të ketë qenë shumë e keqe nëse u thirr një ambulancë", tha ai, duke shtuar se autoritetet e burgut refuzuan që Navalny të shtrohej në spital.
Nuk ka pasur më informacione për shëndetin e Navalnyt pas arritjes së ambulancës.
Navalny po kryen dënimin me burg për akuzat për mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës.