Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të hënën se NATO-ja është në një konflikt "de facto" me Rusinë.
"Kjo është e qartë dhe nuk kërkon prova shtesë. NATO-ja është de facto e përfshirë në këtë luftë, NATO-ja ofron mbështetje si indirekte ashtu edhe të drejtpërdrejtë për regjimin e Kievit", ka thënë Peskov të hënën gjatë një telefonate me gazetarët.
"Prandaj, mund të themi me siguri absolute se NATO-ja është në luftë me Rusinë", ka shtuar ai.
Duke folur për bisedimet e paqes, Peskov ka thënë se nuk është bërë asnjë përparim në organizimin e një samiti Rusi-SHBA-Ukrainë.
“Rusia ende ruan interesin dhe gatishmërinë e saj për të zgjidhur krizën ukrainase me mjete politike dhe diplomatike”, ka thënë ai kur është pyetur për deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump se durimi i tij po mbaronte.
“Kievi po e ngadalëson artificialisht procesin”, ka shtuar ai.
-
Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë
-
Moska e mohon se ka një plan SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë
-
Kievit do t’i duhet të negociojë nga një pozicion më i keq, thotë Kremlini
-
Kremlini thotë se dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt
-
Rusia s’do të pranojë paqeruajtës të lidhur me NATO-n në Ukrainë, thotë Kremlini