Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli do ta vazhdojë luftën kundër Hamasit “derisa të arrijmë synimet tona”.
Në një deklaratë para se kabineti të diskutonte për një marrëveshje të mundshme për pengjet, ai ka thënë se ishte “absurditet” që po flitej se lufta do të ndalej sapo pengjet të liroheshin, raportoi BBC.
Netanyahu e ka përshkruar kthimin e pengjeve si “të shenjtë dhe synim kryesor”.
“Në luftë ka faza dhe në kthimin e pengjeve ka faza, por ne nuk do të ndalojmë deri në fitore të plotë, deri sa t’i kthejmë të gjithë”, ka theksuar ai. “Kjo është detyrë e shenjtë për ne”.
Eliminimi i Hamasit po ashtu është synim, ka shtuar Netanyahu, “dhe nuk do të ketë asgjë në Gaza që e kërcënon Izraelin sërish”.
-
Netanyahu: Lufta s’ka përfunduar, duhet të mbesim vigjilentë
-
Netanyahu: Lufta me Iranin s’ka mbaruar ende
-
Netanyahu paralajmëron mbajtjen e zgjedhjeve këtë vit
-
Netanyahu paralajmëron Hamasin pasi dorëzoi trupa që nuk i përkisnin pengjeve të zhdukura
-
Netanyahu “i vendosur” t’i ushtrojë presion Hamasit për t’i kthyer gjitha pengjet e vdekura