Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Myslimanët në Mal të Zi i ankohen Abazoviqit: A e di ç’po heqim nga partnerët tuaj serbë?

Komunitetit Mysliman i Plevles në Mal të Zi, iu drejtua kreut të formacionit “Bardh e Zi”, shqiptarit Dritan Abazoviq, i cili ka vendosur të bëjë koalicion me forcat proserbe në krijimin e qeverisë së re, duke deklaruar se ka kaos, paligjshmëri dhe urrejtje ndaj anëtarëve të pakicave kombëtare në atë qytet në veri.

“Urrejtja po përshkon rrugët e qytetit nga ju dhe mbështetësit e partnerëve tuaj të koalicionit që po festojnë fitoren e zgjedhjeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Plevla po kthehet në vitin 1992, gjë që të kujton terrorin kundër myslimanëve në Plevla dhe Bukovica, vrasjet, sulmet fizike dhe sulmet ndaj pronës, fyerjet, poshtërimet publike”, thuhet në deklaratën e këtij komuniteti, transmeton INA.

Ata e ftuan Abazoviqin që të vinte në Plevla për t’u bindur për situatën e përshkruar “para se të jetë tepër vonë”.

“Përgjigjuni qytetarëve nëse ky është epilogu i planifikuar i fushatës zgjedhore që keni udhëhequr me partnerët tuaj politikë”, përfundon deklaratë.