Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Abazoviqi sot përballet me votën e mosbesimit

Qeveria e Malit të Zi e drejtuar nga shqiptari Dritan Abazoviq, të premten do të përballet me votën e mosbesimit.

Nisma për thirrjen e mocionit është e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq, mbështetur nga pesë parti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Janë 36 nënshkrime të mbledhura deri më tani nga deputetët për thirrjen e kësaj seance, derisa duhen edhe pesë të tjera.

Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill, derisa mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë që drejton ai është thirrur pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe./kp