Botë

Murdoch jep dorëheqje nga Fox News

Rupert Murdoch, manjati australian i mediave, i cili formoi Fox News, dhe e bëri forcë në politikën amerikane, ka dhenë dorëheqje si lider i kompanisë.

I biri i tij, Lachlan, do të bëhet drejtor i kompanisë News Corp dhe do të vazhdojë si shef ekzekutiv i Fox Corp.

Lachlan ka thënë se babai do të vazhdojë të jetë këshilltar i dy kompanive të Fox.

Përveç Fox News, Rupert Murdoch kishte nisur edhe rrjetin e transmetimeve Fox duke i sfiduar treshen e madhe të televizioneve ABC, CBS dhe NBC.

Kanali i Fox News ka qenë televizion me ndikim në politikën kombëtare qëkur nisi transmetimin në vitin 1996, duke e bërë Murdochun hero për dikë e paria për të tjerët.

Brenda gjashtë vjetësh, arriti të tejkalonte edhe CNN dhe MSNBC-në.

Mirëpo ka qenë vit i vështirë për Foxin që u detyrua të paguante 787 milionë dollarë për padinë në lidhje me raportimet e rrejshme pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Menjëherë pas kësaj, moderatori i njohur Tucker Carlson ishte shkarkuar.