Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Mund të vështirësojë aterrimet”, shtyhet sërish implementimi i 5G-së në SHBA

Rrjeti celular amerikan AT&T ka rënë dakord të shtyjë shpërndarjen e shërbimit të ri 5G në disa aeroporte.

Shërbimi i brezit C, i cili ofron shpejtësi më të madhe dhe mbulim më të gjerë, do të aktivizohej nesër.

Por linjat ajrore në SHBA paralajmëruan se sinjalet mund të ndërhyjnë në sistemet e navigimit të avionëve.

Verizon, kompania tjetër e madhe që planifikon të nisë shërbimin e saj 5G, nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Kjo shtyrje e tretë nga At&T vjen pasi rregullatorët nxitojnë të gjejnë një zgjidhje për çështjen që linjat ajrore kanë paralajmëruar se mund të shkaktojë ndërprerje të mëdha, duke i detyruar ato të ndalojnë disa nga avionët e tyre dhe të anulojnë fluturimet.

Edhe 5G-ja konsiderohet e dëmshme për linjat ajrore Tech 5G-ja konsiderohet e dëmshme për linjat ajrore

AT&T ka thënë se po shtynte "përkohësisht" shpërndarjen në një "numër të kufizuar kullash rreth pistave të caktuara të aeroportit". Rregullatorët kishin pasur "dy vjet" për të planifikuar fillimin e shërbimit 5G, shtoi njoftimi ku u vërejt frustrimi i kompanisë me aviacionin amerikan.