Dhjetë linjat ajrore më të mëdha amerikane kanë thënë se përdorimi i shërbimeve të telefonisë celulare 5G, do të shkaktojë "ndërprerje masive" të fluturimeve.
Linjat ajrore janë të alarmuara se sinjalet e brezit C-5G do t'i dëmtonin sistemet e navigimit të avionëve, veçanërisht nëse përdoren në mot të keq.
Paralajmërimi u dha nga autoritetet e aviacionit amerikan.
Linjat ajrore kanë kërkuar që sinjalet 5G të përjashtohen nga "përafërsisht dy milje nga pistat e aeroportit".
“Kjo do të lejojë që 5G të vendoset duke shmangur ndikimet e dëmshme në industrinë e aviacionit, zinxhirin e furnizimit, shpërndarjen e vaksinave, fuqinë tonë punëtore dhe ekonominë më të gjerë”, është thënë tutje.
Artikuj të ngjashëm
-
Radhë deri në pesë orë në aeroporte, BE-së i kërkohet pezullimi i kontrolleve të reja biometrike
-
Anulohen mbi 2.000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës
-
SHBA-ja përfshihet nga një stuhi bore
-
Mijëra fluturime të anuluara për shkak të stuhisë dimërore në SHBA
-
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të borës