Botë

Mosha e votuesve në Britani do të ulet në 16 vjeç deri në zgjedhjet e ardhshme

Londër

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar të enjten planet e saj për të ulur moshën e votuesve në 16 vjeç deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. 

Rreth 1.5 milion 16 dhe 17-vjeçarë do të jenë në gjendje të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, sipas planeve të qeverisë për të ulur moshën e votimit.

Ministrja e Demokracisë, Rushanara Ali, ka thënë për BBC-në se ky ndryshim bëhet me qëllim që zërat e të rinjve të dëgjohen.

Ajo konfirmoi se premtimi do të jetë pjesë e një sërë masash të prezantuara përmes një Projektligji të ri Zgjedhor.

Ndër ndryshimet e tjera në sistemin zgjedhor janë edhe zgjerimi i formave të identifikimit të votuesve, kalimi drejt regjistrimit automatik të votuesve dhe shtrëngimi i rregullave mbi donacionet politike për t'u mbrojtur nga ndërhyrjet e huaja.