Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Momenti kur një shpërthim gazi rrafshon ndërtesën në Uashington

Pamjet e kamerave kanë treguar momentin kur një shpërthim gazi e ka rrafshuar ndërtesën në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Uashington, të premten, shkruan BBC.

Zjarrfikësit iu përgjigjën lajmërimin për një rrjedhje gazi në lagjen Anacostia, por nuk ishin në gjendje ta ndalonin atë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njerëzit u evakuuan nga ndërtesa dhe ndërtesat përreth, duke përfshirë një çerdhe me 16 fëmijë.

“Gazi ishte shumë i dukshëm. Mund të dëgjohej teksa rrjedh si dhe mund të nuhatej nga rruga”, u tha gazetarëve togeri Ryan Bolton.

Shpërthimi ka ndodhur brenda 15 minutave nga mbërritja e zjarrfikësve, duke dëmtuar tre ndërtesa.

Mediat lokale raportuan se një burrë pësoi lëndime të lehta.

Shkaku i rrjedhjes është ende duke u hetuar, por shefi i zjarrfikësve John Donnelly beson se “ndodhi pasi një automjet goditi matësin e gazit”.