Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministrja Zadiq nën mbrojtje të policisë

Ministrja e drejtësisë e Austrisë me prejardhje boshnjake Alma Zadiq është vërë në shënjestër të djathtistëve populistë.

Sulmet ndaj saj kanë shkuar as larg, saqë e ka lidhur me islamistët, transmeton Koha.net, një tekst të klix.ba.

Zadiq është anëtare e Partisë së Gjelbër.

Sipas gazetës “Der Standard”, gjithçka ka nisur pas festave të fundvitit në rrjete sociale.

Kreu i Lëvizjes Identitare të Austrisë (IBO), Martin Sellner ka thënë se duke ju falënderuar Sebastian Kurz-it, "myslimania nga Bosnja" është bërë ministre e drejtësisë në Austri.

Por, vetë kancelari konservator Kurz nuk e ka komentuar fushatën kundër ministres së kabinetit të tij.

Edhe Ministrja boshnjake në Austri merret nën mbrojtje pas kërcënimeve të ekstremistëve të djathtë Botë Ministrja boshnjake në Austri merret nën mbrojtje pas kërcënimeve të ekstremistëve të djathtë

Megjithatë, për racizëm ndaj Zadiq, vitin e kaluar është paditur Johannes Rädler nga Partia Popullore e Austrisë prej të cilës vije Kurz.

Fjalimi i tij është ndërprerë me shprehjen "Nuk është këtu Bosnje!”.
Për shkak të situatës së krijuar, ministri i brendshëm i Austtrisë ka urdhëruar që Zadiq të sigurohet nga policia./klix.ba/