Ministri italian i Bujqësisë është akuzuar se po e trajton shërbimin hekurudhor të vendit si “automjet personal luksoz”, pasi pretendohet se ai ka detyruar një tren të shpejtë ta bënte një ndalesë të paplanifikuar afër Romës ashtu që ai të zbriste aty.
Francesco Lollobrigida u raportua se ishte nisur drejt Caivanos për një inaugurim kur treni ku gjendej ai pati një seri shtyrjesh orari.
Lollobrigida i shqetësuar se nuk do ta arrinte inaugurimin, autorizoi një “ndalesë të jashtëzakonshme” afër kryeqytetit, raportoi Guardian.
Ministri dhe ekipi i tij u pritën nga një veturë qeveritare që më pas i dërgoi në vendngjarje.
Incidenti ka ngritur kritika nga opozita të cilët e kanë quajtur abuzim të fuqisë.
-
Shteti detyron Alfa Romeon t’ia ndryshojë emrin veturës së re
-
Ministrit austriak i merret patentë shoferi për “tejkalim shpejtësie”
-
Pesë të vdekur pasi treni godet punëtorët në Itali
-
Basha mirëpret aksionin për arrestimin e katër personave për dallavere me patentë-shoferë
- Frika e udhëtarit para stacionit të trenit