Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë të vdekur pasi treni godet punëtorët në Itali

Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi një tren me shpejtësi të lartë goditi punëtorët hekurudhor pranë një stacioni në Itali, shkruan BBC.

Punëtorët, të moshës 22 deri në 52 vjeç, po ndërronin një pjesë të shinave jashtë qytetit verior të Torinos kur u goditën për vdekjen.

Ata kishin qenë duke punuar në linjën midis Torinos dhe Milanos kur treni bosh i pasagjerëve kaloi nëpër stacionin Brandizzo me shpejtësi 160 km/h.

Kryebashkiaku Paolo Bodoni ka thënë për mediat italiane se po zhvillohen hetimet.

Dy punëtorë mbijetuan të padëmtuar, por u dërguan në spital për vëzhgim. Drejtuesi i trenit u trajtua në vendngjarje për tronditje, por më vonë u dërgua në shtëpi. Ai pritet të merret në pyetje më vonë për aksidentin.

Në një deklaratë, rrjeti hekurudhor italian (RFI) shprehu dhimbjen e thellë për incidentin.

Edhe Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, humb jetën një person e lëndohen të paktën 15 Botë Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, humb jetën një person e lëndohen të paktën 15

Bodoni e përshkroi incidentin si të frikshëm dhe tragjedi të madhe.

Kryetari i bashkisë Brandizzo, një qytet i vogël në veri-lindje të Torinos, ka thënë se do të priste deri në përfundimin e hetimit, por gabimi në komunikim nuk mund të përjashtohet si pistë që ka çuar në aksident.