Për shkak të presionit të shtetit italian, kompania e veturave Alfa Romeo ia ka ndryshuar emrin modelit të sapolansuar “Milano” në “Junior”.
Vendimi u mor pasi ministri i Industrisë, Adolfo Urso, kritikoi kompaninë për shfrytëzim të emrit italian edhe pse vetura është prodhim i jashtëm. “Milano” u prodhua në fabrikën e Alfas në Poloni.
“Një veturë e quajtur ‘Milano’ s’mund të prodhohet në Poloni”, pati deklaruar ministri Urso. “Kjo është e ndaluar me ligjet italiane”.
Ai i referohej një legjislacioni të vitit 2003 për “mashtrim” të klientëve me emra italianë për produkte të jashtme.
Emri i veturës “Milano” i referohej qytetit, ku Alfa Romeo ka rrënjët.
Artikuj të ngjashëm
-
Italia bllokon shitjen e Fiat Topolinos – shkak flamuri në derë
-
Ministri italian ndalon trenin e shpejtë pa planifikim, akuzohet për abuzim të pozitës
-
“Trazohet” tregu i veturave shkaku i Kinës
-
Fiati merr vendim interesant, ndalon së prodhuari këtë lloj veture
-
Si mbeti Pirlo pa postin e selektorit të Italisë?