Kompania Fiat do të ndalojë së prodhuari vetura gri, ka njoftuar Stellantis, e cila zotëron markën italiane.
Deri te ky vendim, sipas Fiatit, ka ardhur pasi kompania synon të jetë markë që frymëzon gëzim e optimizëm.
“Që nga 27 qershori, Fiati do të ndalojë së prodhuari vetura gri. Vendimi u mor për të theksuar rëndësinë e ngjyrës në jetë dhe synon të forcojë më tej lidershipin e Fiatit si një veturë gëzimi, ngjyrash dhe optimizmi, duke mishëruar mënyrën italiane të jetesës dhe duke riafirmuar vlerë e re e markës 'Dolce Vita' “, ka thënë drejtori ekzekutiv Olivier Francois.
“Ngjyrat për veturat janë frymëzuar nga deti, dielli, toka dhe qielli italian”, thuhet në deklaratë.
Francois shtoi se kompania dëshiron të “frymëzojë njerëzit të jetojnë me optimizëm dhe pozitivitet, gjë që do të jetë një nga misionet e veturës së re elektrike Fiat 600e", e cila do të prezantohet zyrtarisht më 4 korrik.