Auto

Ferrari nuk synon të blejë brende të tjera

Ferrari u bë brend i pavarur publikisht më 2016, pas vendimit të marrë në fund të 2014-s, nga Fiat Chrysler Automobiles, për të shkëputur markën e famshme italiane. FCA, tash Stellantis, pas bashkimit me PSA Group, i shiti 10 për qind të aksionit të Ferrarit me 10 për qind të tjera në pronësi të djalit të Enzo Ferrarit, Pierro.

Pjesa tjetër e mbetur, prej 80 për qind, iu shpërnda aksionerëve të FCA-së.

Në një konferenca për media të organizuar nga Bloomberg, Benedetto Vigna, u pyet nëse Ferrari ka në plan të blejë prodhues të tjerë veturash në biznesin e “supermakinave”. 54-vjeçari tha se do të fokusohet në një aspekt tjetër.

“Unë nuk mendoj se ka kuptim që ne të blejmë prodhues të tjerë të ‘supermakinave’”, tha ai.

Ai shtoi se kompania do të fokusohet në partneritet me kompani të tjera, por theksoi se është e rëndësishme që një markë luksoze të ruajë identitetin e saj.

Duke folur për prodhuesit e tjerë të veturave, Ferrari tha se do të ndalojë furnizimin me motorë për Maserati në fund të 2023-s, kur do të përfundojë kontrata ekzistuese.

Ndërsa, Ferrari ka në plan t’i bëjë publike tri modele të reja deri në fund të vitit, përfshirë një SF90 të fuqishëm me prapashtesën “LM”.

Pamjet e paparacëve kanë zbuluar se një “superveturë” po testohet para një lansimi të mundshëm në 2024-s.

Elektriku i parë do të lansohet në 2025-n.