Gati gjysma e veturave të Ferrarit që u shitën në 2023-n ishin hibride, ka shkruar Motor1, duke bërë të ditur se ka shënuar sukses në shitje.
Krahasuar me vitin 2022, shkalla e shitjes u dyfishua, e nxitur nga kërkesa për modelet 296 dhe SF90. Ky trend mund të vazhdojë, veçanërisht duke marrë parasysh konfigurimin e parashikuar hibrid për Purosangue.
Prodhimi i Prancing Horse dhe shitja e madhe ka bërë që kjo veturë të forcohet në tregun ndërkombëtar. Është bërë e ditur se Ferrari do të kufizojë shitjet vjetore në 20 për qind të vëllimit të përgjithshëm të kompanisë.
Marka italiane ka përfunduar prodhimin e modeleve F8 në vitin 2023, kur dërgesat filluan në tremujorin e fundit. Ferrari ka dërguar gjithashtu disa nga makinat e fundit Portofino M përpara daljes në pension të afërt të modelit.
-
Ferrari thotë se çdo veturë e porositur sot, s’del në rrugë deri më 2026
-
Lamborghini regjistron shitje rekord në vitin 2023
-
Ferrari nuk synon të blejë brende të tjera
-
Lamborghini mbetet te motorët e vjetër për zhurmën dhe emocionin që japin
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro