Brendi i njohur italian, Fiat, po ka telashe që ta shesë modelin Topolino në Itali. Vetura e qytetit – që konsiderohet katërcikletë – po has në pengesa për shkak të flamurit të vogël italian.
134 vetura të tilla janë konfiskuar nga Policia e Italisë. Shkak është bërë flamuri i vendosur tek brava e derës.
Vetura elektrike nuk është prodhuar në Itali. Ajo ka dalë nga fabrika në Marok. Është fabrika ku prodhohen edhe Citroen Ami dhe Opel Rocks Electric. Ligji ia ndalon Fiatit ta përdorë flamurin italian për produktet që bëhen jashtë shtetit që nga viti 2003.

Një shkelje e tillë gjobitet deri në 250 mijë euro.
Kompania tani nuk ka mundësi tjera veçse ta heqë flamurin e vogël nga veturat Topolino. 134 vetura të tilla i kanë ngelur në port.
Edhe
“Trazohet” tregu i veturave shkaku i Kinës
Vetura ishte prezantuar vitin e shkuar, por autoritetet italiane nuk e kishin paralajmëruar kompaninë për mundësinë e konfiskimit.

LEXO EDHE:
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Fordi tërheq mbi një milion automjete nga tregu, shkak problemi me kamerën e pasme