Ministri i Shërbimeve Vendore i Kanadës ka thënë të mërkurën se Papa Françesku duhet të lëshojë një kërkimfalje zyrtare për rolin e Kishës Katolike në sistemin e shkollës rezidenciale në Kanadë, disa ditë pasi mbetjet e 215 fëmijëve janë gjetur në një vend që dikur shërbeu si shkollë.
Qeveria e kryeministrit Justin Trudeau po ashtu u zotua edhe një herë se mbështet përpjekjet për të gjetur të tjera varre nga ish-shkollat e tjera rezidenciale për studentët vendas – institucione të cilat kanë mbajtur fëmijët vendas të marrë nga familjet e tyre nga i gjithë vendi, raporton AP.
Një falje nga papa qe një nga 94 rekomandimet e kërkuara nga Komisioni i të Vërtetës dhe Pajtimit i cili është ngritur si pjesë e kërkimfaljes nga qeveria dhe një zgjidhjeje për këto shkolla.
Ministrja Carolyn Bennett në qeverinë kanadeze ka shtuar se një kërkimfalje nga papa do të ndihmonte që kanë vuajtur, të shërohen.
-
Kërkimfalja historike e Papa Françeskut për sistemin shkollor ku u abuzuan mijëra fëmijë
-
Kanadaja kërkon përgjegjësi nga Kisha Katolike për nxënësit indigjenë
-
Papa Françesku në Kanada për të kërkuar falje për abuzimin e fëmijëve në shkollat katolike
-
Plaku indigjen në pritje të kërkimfaljes së Papës
-
Mbetjet e 215 fëmijëve gjenden në një varr masiv në një shkollë në Kanada