Papa Françesku ka kërkuar falje për "gabimin katastrofik" dhe "të keqen" e bërë në shkollat rezidenciale të drejtuara nga kishat e Kanadasë, duke u kërkuar falje të mbijetuarve të sistemit që abuzoi me dhjetëra mijëra fëmijë, raportoi The Guardian të hënën.
Kërkimfalja e shumëpritur e papës erdhi të hënën gjatë vizitës së tij në Alberta.
“Më vjen keq. Kërkoj falje, në veçanti, për mënyrat ku shumë anëtarë të kishës dhe komuniteteve fetare bashkëpunuan, në projektet e shkatërrimit kulturor dhe asimilimit të detyruar të promovuar nga qeveritë e asaj kohe, që kulmuan në sistemin e shkollave”, tha ai para gati 2000 të mbijetuarve të këtij sistemi ndërsa e quajti “të turpshëm” trajtimin e fëmijëve indigjen.
“Kërkoj falje me përulësi për të keqen që u bë nga kaq shumë të krishterë kundër indigjenëve”.
Mbi një shekull më parë, të paktën 150,000 fëmijë indigjenë u morën nga familjet e tyre dhe u detyruar të shkonin në shkolla si Ermineskin, e drejtuar nga kisha katolike.
Të mbijetuarit e shkollës kanë dëshmuar për abuzimin fizik dhe ndëshkimet sepse flisnin gjuhën e nënës. Të paktën 15 fëmijë vdiqën sa ishin në shkollë, përfshirë tre nga tuberkulozi më 1903.
Edhe
Papa Françesku në Kanada për të kërkuar falje për abuzimin e fëmijëve në shkollat katolike
Më 2008, qeveria federale zyrtarisht kërkoi falje për ngritjen dhe drejtimin e shkollave, duke u paguar miliarda dollarë të mbijetuarve.
Vatikani për vite vazhdimisht i ka rezistuar thirrjeve për kërkimfalje.