Papa Benedikti XVI, i pensionuar, ka pranuar se janë bërë gabime në të kaluarën në mënyrën se si janë marrë me rastet e abuzimit seksual kur ai ishte kryepeshkop në Munich. Ai ka kërkuar falje për çdo gabim lidhur me rastet e abuzimit seksual në kisha, por mohoi se kishte ndonjë lidhje personale me to.
“Kam përgjegjësi të mëdha në Kishën Katolike. Më e madhe është dhimbja për abuzimet dhe gabimet që kanë ndodhur në ato vende të ndryshme gjatë mandatit tim”, ka thënë ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKërkesat që dikush të marrë përgjegjësi për rastet janë rritur përgjatë vitesh ndërsa kishat për dekada kanë mbuluar abuzimet e priftërinjve ndaj fëmijëve, raporton AP.
Benedikti po i përgjigjej një raporti gjerman që po hetonte rastet e abuzimit seksual në dioqezën në Munich gjatë viteve 1945-2019. Raporti pretendon se abuzimet vazhduan nën mandatin e tij.