Londër, 1 tetor - Britania e Madhe po përgatit një përgjigje të rëndësishme ekonomike në rast të një Brexit-i pa marrëveshje më datë 31 tetor, deklaroi sot kancelari i Thesarit, Sajid Javid.
Javid u shpreh se një largim i tillë mund të ndodhë. Ai deklaroi se, së bashku me ministrat e tjerë të Partisë Konservatore të kryeministrit Boris Johnson, po e shqyrtojnë me kujdes këtë ligj.
“Por jemi shumë të qartë se politika jonë nuk ka ndryshuar. Më datë 31 tetor do të largohemi”, deklaroi Javid.
Analistët spekulojnë se qeveria mund të ulë taksat dhe të rrisë shpenzimet publike, për të forcuar ekonominë pas një Brexit-i pa marrëveshje/DPA.
Artikuj të ngjashëm
-
Johnson: Britania të bëhet “gati” për mundësinë e mosarritjes së marrëveshjes tregtare me BE-në
-
Pesë ministra britanikë kërcënojnë të japin dorëheqje kundër “Brexitit pa marrëveshje”
-
Johnson i kërkon BE-së t’u përgjigjet propozimeve të tij për Brexit
-
Britania “nuk është gati” për Brexit pa marrëveshje
-
Ministrat britanikë paralajmërojnë dorëheqjen shkaku i Johnsonit