Organizata biznesore, Konfederata e Industrisë Britanike, ka paralajmëruar qeverinë se as Mbretëria e Bashkuar dhe as Bashkimi Evropian nuk janë gati për një Brexit pa marrëveshje më 31 tetor.
“Ndonëse janë të mirëpritura përgatitjet e Britanisë për t’u larguar, natyra e pashembullt e Brexitit tregon që disa aspekte nuk mund të zvogëlohen”, ka thënë Konfederata.
Kjo organizatë biznesore ka thënë se në raportin e saj të fundit ka publikuar hapa praktikë që mund të ndërmarrin Britania, BE-ja dhe firma tjera.
Një zëdhënës qeveritar ka thënë se Britania tashmë ka shtuar punën për të planifikuar largimin e Britanisë nga blloku evropian pa marrëveshje.
Mirëpo organizata ka thënë se një largim me marrëveshje është i domosdoshëm për të mbrojtur ekonominë dhe vendet e punës.
Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson e ka emëruar Michel Gove si përgjegjës për të hartuar planin për një Brexit pa marrëveshje.
Edhe
Britania, e gatshme të dalë pa marrëveshje nga BE-ja
Gove ka thënë se Qeveria britanike është duke punuar aktualisht në këtë skenar.
Ai ka shtuar se ekipi i tij ende synon të ketë një marrëveshje me Brukselin, mirëpo në një shkrim në Sunday Times, ai ka thënë se “Brexiti pa marrëveshje është i shumë i mundshëm”, transmeton rel.
Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.
-
Johnson: Britania të bëhet “gati” për mundësinë e mosarritjes së marrëveshjes tregtare me BE-në
-
Johnson i kërkon BE-së t’u përgjigjet propozimeve të tij për Brexit
-
Ministrat e Johnsonit përgatisin përgjigjen për një Brexit pa marrëveshje
-
Ministri britanik i Drejtësisë beson se Parlamenti do të ndalojë një Brexit pa marrëveshje