Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mijëra protestues në Hong Kong thonë se policia reagoi me vonesë ndaj sulmeve javën e kaluar

Mijëra protestues kanë pushtuar të shtunën rrugët e Hong-Kongut, përkundër faktit se policia bëri përpjekje për t’i ndaluar ata, duke shpërndarë edhe gaz lotsjellës në drejtim të tyre.

Protesta erdhi si kundërpërgjigje ndaj sulmit të së dielës së kaluar, ku rreth 100 burra të maskuar, të veshur me bluza të bardha, sulmuan qytetarët në stacionin e metros në Yuen Long, përfshirë kalimtarë dhe gazetarë, transmeton KTV.

Protestuesit u shprehën të indinjuar me reagimin e policisë të dielën e kaluar, duke thënë se ata ishin të ngadaltë për t’iu përgjigjur thirrjeve emergjente dhe se ata erdhën në stacion vetëm pasi sulmuesit kishin ikur.

Protestuesit e kanë akuzuar policinë se kishte mbyllur sytë para veprimeve të sulmuesve dhe se ishte bashkërenduar me ta. Mirëpo, këto pretendime të protestuesve i ka mohuar kategorikisht policia japoneze, duke i cilësuar si “shpifje”.

Policia thotë se 12 vetë janë arrestuar deri tani për sulmin e së dielës, në të cilin u lënduan 45 persona.