Protestat në Hong Kong gradualisht janë duke eskaluar, derisa së fundmi një polic është lënduar me shigjetë.
Protestuesit raportohet se kanë hedhur shigjeta dhe bombola gazi nga kampusi i një universiteti. Forcat e sigurisë kanë tentuar të shpërndajnë protestuesit me topa uji dhe gaz lotsjellës pas sulmit të protestuesve me shigjeta, transmeton KTV. Por, tashmë ka muaj që Hong Kongu përballet me dhunë dhe kaos si pasojë e një propozimi që i referohej lejimit të ekstradimit të banorëve në Kinë.
Protestat në këtë vend kanë nisur në muajin qershor, pas planeve të qeverisë për të miratuar një projektligj që do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë.
Shumë persona patën thënë se ky projektligj dëmton lirinë e qytetit dhe pavarësinë e gjyqësorit.
-
Policia në Hong Kong arreston 360 persona në protestat kundër projektligjeve të propozuara nga Kina
-
Protesta dhe përleshje në Hong Kong
-
Përshkallëzojnë protestat në Hong Kong, arrestohen studentët teksa largohen nga kampusi universitar
-
Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Hong Kong
-
Policia në Hong Kong qëllon me armë protestuesin