Brenda kompleksit të Capitolit në SHBA janë mbajtur protestë e zëshme kundër luftës në Gaza.
E organizuar nga një grup i quajtur “Zëri i Hebrenjve për Paqe”, grup aktivist hebre i krahut të majtë anti-sionist, e cilëson veten si “anti-gjenocid” dhe po bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Izrael dhe Gaza.
“E vetmja mënyrë drejt sigurisë është depërshkallëzimi dhe adresimi i shkaqeve rrënjësore të kësaj dhune të tmerrshme”, ka thënë një organizator, raportoi BBC.
Policia ka arrestuar disa persona. Sipas aktivistëve, bëhet fjalë për qindra të arrestuar.
Mijëra protestues i kanë bërë thirrje SHBA-së që të ndihmojë në armëpushim.
Aktivistët kishin veshur bluza ku shkruhej “Armëpushim tani” dhe shenja ku shkruanin “Hebrenjtë thonë ndaloni gjenocidin ndaj palestinezëve”.
-
Protesta kundër luftimeve mes Izraelit e Hamasit në shumë vende të botës
-
Protesta në Kongres në SHBA kundër vizitës së Netanyahut
-
Protesta në Izrael kundër luftës në Gazë
-
Vazhdojnë protestat në Izrael, Netanyahut i bëhet thirrje të bëjë marrëveshje për lirim të pengjeve
-
Mbi 30 të arrestuar në protestat në Izrael për lirimin e pengjeve