Protestuesit kundër luftës në Gaza kanë organizuar një protestë duke qëndruar ulur brenda ndërtesës së Kongresit në SHBA të martën, para adresimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Policia ka bërë disa arrestime, raporton agjencia “AP”.
Netanyahu ka arritur në Washington të hënën për një vizitë disa ditore gjatë të cilës do të takohet edhe me presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe do të mbajë edhe fjalim në Kongres.
Dhjetëra protestues kanë protestuar të hënën para hotelit ku po qëndron Netanyahu, e të martën mbrëma, qindra protestues kanë protestuar ulur në “Cannon Building” ku janë zyrat e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve.
Të organizuar nga “Zëri Hebre për Paqe”, protestuesit duke mbajtur fanella të njëjta ngjyrë kuqe e në të cilën shkruhej “Jo në emrin tonë”, kanë bërë thirrje “Lejojeni Gazën të jetojë!”
Pas gjysmë ore thirrje, policët e Capitolit bënë disa paralajmërime e më pas nisën me arrestime.
-
Protesta në Washington para fjalimit të Netanyahut në Kongres
-
Netanyahu sulmon protestuesit jashtë Kongresit: Ata duhet të kenë turp
-
Bideni do të takohet me Netanyahun të enjten
-
Netanyahu synon ta rrisë mbështetjen nga SHBA-ja me fjalimin në Kongres
-
Bideni dhe Netanyahu do të takohen të martën në SHBA