Luftimet mes Izraelit dhe Hamasit janë dënuar në të gjithë botën arabe dhe perëndimore dhe protesta janë organizuar në shumë vende.
Brenda kompleksit të Capitolit në SHBA është mbajtur protestë e zëshme kundër luftës në Gaza.
E organizuar nga grupi i quajtur “Zëri i hebrenjve për paqe”, grup aktivist hebraik i krahut të majtë antisionist, në këtë protestë kanë bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Izrael dhe Gaza.
Mijëra protestues i kanë bërë thirrje SHBA-së që të ndihmojë në armëpushim.
Aktivistët kishin veshur bluza ku shkruhej “Armëpushim tani” dhe shenja ku shkruanin “Hebrenjtë thonë ndaloni gjenocidin ndaj palestinezëve”.
Policia ka arrestuar qindra protestues.
E pikërisht për shkak të protestave të vazhdueshme për luftën, Ambasada amerikane ka njoftuar për mbylljen e Konsullatës së SHBA-së në Turqi.
Edhe
Armëpushim apo luftë?
Departamenti i Shtetit ka lëshuar këshilla edhe për ambasadat e saj kudo ku po mbahen protesta.
Protesta janë mbajtur edhe në Bejrut, Athinë, Berlin, Lisbonë, Ramallah, Kajro e Tokio.
Shumica prej protestave janë zmbrapsur për shkak të ndërhyrjes së policisë, të cilët shpesh kanë përdorur edhe gaz lotsjellës e bombola uji për të larguar protestuesit.