Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mijëra njerëz protestojnë kundër politikave ekonomike të qeverisë argjentinase

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Buenos Airesit në protestën e parë të madhe kundër politikave ekonomike të qeverisë së re argjentinase.

Presidenti Javier Milei ka njoftuar masa ekonomike që përfshijnë shkurtime të shpenzimeve. Ai nënshkroi gjithashtu një dekret për reformën ekonomike që do të heqë kufizimet mbi eksportet.

Protesta u drejtua nga grupe që përfaqësonin të papunët.

Policia u vendos në një numër të madh për të parandaluar protestuesit që të bllokonin rrugët.

Presidenti Milei, i cili mori detyrën më pak se dy javë më parë, ka premtuar veprime të ashpra kundër çdo grupi që përpiqet të pengojë planet e tij me protesta përçarëse.

Qeveria ka thënë se njerëzit që bllokuan rrugët mund të humbasin të drejtën e tyre për të marrë përfitime nga qeveria.

Edhe Tensione në Argjentinë, policia përleshet me protestuesit Botë Tensione në Argjentinë, policia përleshet me protestuesit

“Është një mobilizim paqësor”, ka thënë Eduardo Belliboni, i cili kryeson grupin e protestës “Polo Obrero”.

Në një fjalim të transmetuar në radio dhe televizion, presidenti Milei detajoi disa nga 300 masat, duke shënuar atë që ai e quajti vetëm hapin e parë drejt rikthimit ekonomik.

Qeveria zhvlerësoi monedhën e saj me më shumë se 50 për qind kundrejt dollarit amerikan javën e kaluar.