Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mijëra gra protestojnë kundër dhunës ndaj grave në Argjentinë, synim kanë presidentin e ri Javier Miler

Mijëra gra argjentinase kanë marshuar në Buenos Aires, në shenjë proteste kundër dhunës ndaj grave.

Këtë vit, qëllimi i kësaj proteste ishte edhe kundërshtimi i zgjedhjes së presidentit popullsitë të vendit, Javier Milei, i cili fitoi në balotazh të dielën e kaluar.

Një pankartë e madhe me sloganet “Stop dhunës” dhe “Kundër shkurtimeve të buxhetit dhe presidentit Milei mbi të drejtat tona”, udhëhoqi marshimin që filloi në Plaza de Mayo.

Feministet argjentinase, të cilat kanë qenë një nga zërat më të fortë të kontinentit për të drejtat e grave, kanë deklaruar se nuk do të bënin “as edhe një hap prapa” në të drejtat për të cilat kanë punuar shumë për t’i arritur, siç është aborti.

Presidenti Milei ka folur në të kaluarën kundër ligjit të abortit të miratuar në vitin 2021, gjë që ka trazuar ujërat në Argjentinë.

Disa demonstrues kanë marshuar gjithashtu në mbështetje të popullit palestinez me qindra gra që mbanin flamuj palestinezë, pankarta dhe bluza me slogane.